問題一覧
1
Fatura në vlerë prej 1,188.00 Euro përfshirë TVSH me normën e reduktuar , sa duhet te jete vlera e TVSH në këtë faturë?
88
2
Kompania Soft në muajin Shtator 2021 ka pranuar një notë krediti nga furnitori. Vlera e TVSH-se ne ketë note krediti është 400 Euro. Kjo not krediti do të ketë ndikim ne deklaratën e TVSH-se për muajin Shtator 2021
400.00Euro rritja e TVSh –së të llogaritur;
3
Jeta Mala për vitin 2020 ka realizuar te ardhura bruto nga pagat prej 7,200.00 Euro. Sa janë obligimet tatimore për ketë vit pas çfarëdo zbritje te lejuar:
417.60 €
4
Jeta Mala për vitin 2020 ka realizuar te ardhura bruto nga pagat prej 7,200.00 Euro. Sa është shuma e kontributit pensional të detyruar i punëdhënësve dhe i të punësuarit për ketë vit:
720 €
5
Një shoqëri tregtarë si SHPK është i detyruar te kalkuloje obligimin tatimore për “Tatimin Mbi te Ardhurat e Korporatave” mbi bazën e te ardhurave reale gjegjësisht fitmit real kur ka arrit qarkullimin bruto për vit:
Mbi 30,000.00 Euro
6
Një biznes individual mundet te regjistrohet për TVSH në mënyrë vullnetarë dhe të behet person i tatueshëm kur ka arrit qarkullimin bruto për vit:
Sipas vendimit të biznesit
7
Kontributet ne forme te donacionit për qëllime humanitare, shëndetësore, edukativo-arsimore, fetare, shkencore, kulturore, mbrojtje të ambientit sipasj ligjit Per Tatimin ne te Ardhurate Korporatave konsiderohen si kontribute të dhëna për interes publik dhe lejohen si shpenzime deri në maksimumin prej: dhjetë përqind (10%) të të ardhurave të tatueshme të llogaritura përpara se të jetë zbritur ky kontribute dhëna nga tatimpaguesit në fushën e sportit llogariten sipas Ligjit Nr. 05/L -090 për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe shuma e lejuar eshte:
Deri ne 10% te ardhurave te tatueshme;
8
Kontributet e dhëna nga tatimpaguesit në fushën e kulturës dhe rinise llogariten sipas Ligjit Nr. 05/L -090 për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe shuma e lejuar eshte:
Deri ne 20% te tatimit
9
Sipas ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, shuma e lejuar si zbritje për zhvlerësim në periudhën tatimore për pasurit e prekshme ne grupin e trete sipas metodës lineare në fund të periudhës tatimore është e me shkallen:
Dhjetë përqind (10%). ;
10
Sipas ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, shuma e lejuar si zbritje për zhvlerësim në periudhën tatimore për pasurit e prekshme ne grupin e pare sipas metodës lineare në fund të periudhës tatimore është e me shkallen:
Pesë përqind (5%);
11
Shoqëri Tregtare - është term i përgjithshëm që do të thotë dhe përfshin çfarëdo lloji të shoqërisë tregtare të themeluar në Kosovë, duke përfshirë bizneset individuale, ortakëritë e përgjithshme, ortakëritë e kufizuara, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë aksionare.
E sakte
12
Sipas Ligjin në fuqi Për Shoqëritë Tregtare, zyra e regjistrimit te bizneseve duhet të mbajë kopjet origjinale në letër të të dhënave për së paku 5 vite.
E sakte
13
Sipas Ligjin në fuqi Për Shoqëritë Tregtare, një person mund të ketë vetëm një Biznes Individual.
E sakte
14
Ortakët e Përgjithshëm të Ortakërisë së Përgjithshme janë vetëm personat fizik.
E pasakte
15
Sipas Ligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, mikro- ndërmarrjet janë ndërmarrje të cilat nuk tejkalojnë kufijtë e së paku dy(2) nga kriteret e mëposhtme: 2.1. pasqyra e pozitës financiare prej treqind e pesëdhjetë mijë euro (350,000.00 €); 2.2. qarkullimi neto prej shtatë qind mijë euro (700,000.00 €) ; dhe 2.3. numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar: dhjetë (10)
E sakte
16
Sipas Ligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, përgatitja e pasqyrave financiare për ndërmarrjet e mesme behet sipas SNRF për NVM të plota..
E sakte
17
Shoqëritë tregtare në Kosovë emërojnë një auditor apo një firmë të auditimit për angazhim fillestar të paktën për një vit. Angazhimi mund të rinovohet. As angazhimi fillestar i një auditori ligjor apo firme të auditimit, e as ky kombinim me ndonjë angazhim të përtërirë nuk duhet të tejkalojë kohëzgjatjen maksimale prej pese (5) vitesh.
E pasakte
18
Pas skadimit të kohëzgjatjes maksimale të angazhimeve te një auditor apo një firmë të auditimit, auditori dhe firma e auditimit nuk do të ndërmarrë auditimin e përcaktuar me Ligj në të njëjtën njësi ekonomike brenda katër (4) viteve të periudhës vijuese.
E sakte
19
Sipas Ligjit Për Administratën Tatimore dhe Procedurat, , të gjitha tatimet duhet të vlerësohen brenda katër viteve nga data kur deklarata tatimore me të cilën lidhet vlerësimi ka qenë obligues, apo datën kur është paraqitur deklarata, cilado qoftë më e vona.
E pasakte
20
Sipas Ligjit Për Administratën Tatimore dhe Procedurat, një person i cili kundërshton vlerësimin e tatimeve ose përcaktim zyrtar të ATK mund të paraqesë ankesë në Departamentin e Ankesave për të ri-shqyrtuar përcaktimin zyrtar. Ankesa duhet të dorëzohet brenda tridhjetë (30) ditëve nga data kur tatimpaguesi ka pranuar njoftimin e vlerësimit ose përcaktim tjetër zyrtar.
E sakte
21
Çdo tatimpagues, pa marrë parasysh qarkullimin vjetor, përveç mbajtjes së librave dhe regjistrave të parapara me ligj, kërkohet të kryejë regjistrim të mallrave në stoqe në fund të vitit kalendarik. Regjistrimi i tillë, duhet të përfundohet më, apo para, 10 Janrit të vitit ne vijim dhe të jetë në dispozicion për inspektim me kërkesën e ATK-së. Çdo tatimpagues, pa marrë parasysh qarkullimin vjetor, përveç mbajtjes së librave dhe regjistrave të parapara me ligj, kërkohet të kryejë regjistrim të mallrave në stoqe në fund të vitit kalendarik. Regjistrimi i tillë, duhet të përfundohet më, apo para, 10 Janrit të vitit ne vijim dhe të jetë në dispozicion për inspektim me kërkesën e ATK-së.
E sakte
22
Sipas Ligjit ne fuqi Për Tatimin ne te Ardhurat Personale, objekt i tatimit për tatimpaguesin jo rezident janë të ardhurat e tatueshme me burim në Kosovë dhe jashtë Kosovës.
E pasakte
23
Sipas Ligjit ne fuqi Për Tatimin ne te Ardhurat Personale , pagat e personave me nevoja të veçanta, siç parashihet me ligjet përkatëse për këto kategori janë të ardhura të përjashtuar nga tatimi.
E sakte
24
Sipas ligjit ne fuqi Për Tatimin ne te Ardhurat e Korporatave, tatimpagues janë të gjitha shoqëritë tregtare te përcaktuara sipas “Ligjit Për Shoqëritë Tregtare”.
E pasakte
25
Sipas ligjit ne fuqi Për Tatimin ne te Ardhurat e Korporatave të ardhurat e përfituara nga grantet, subvencionet dhe donacionet, në harmoni me rregullat dhe kushtet e përfitimit janë te ardhura të përjashtuara nga tatimi.
E sakte
26
Sipas ligjit te TVSh-se, shfrytëzimi i mallrave për biznes si mostra apo dhurata me vlerë të vogël, nuk duhet të trajtohet si furnizim i mallrave për konsideratë.
E sakte
27
Sipas Ligjit te TVSH-se, vendi i furnizimit të shërbimeve qe behet nga një personin i tatueshëm ne Itali për personin e tatueshëm ne Kosove, është Kosova.
E sakte
28
Në rastet kur rrogat për orar të plotë, qoftë të paguara në natyrë ose ndryshe, janë më të vogla se Paga Minimale, punëdhënësi i paguan pesë përqind (5%) të rrogës minimale dhe punonjësi paguan pesë përqind (5%) të rrogës se tij ose të saj për orar të plotë pune për kontribute pensionale.
E sakte
29
Sipas Ligjit të Punës ne Kosovës, kontrata e punës mundet te nënshkruhet vetëm per një periudhe te pacaktuar.
E pasakte
30
Sipas Ligjit të Punës ne Kosovës, suspendimi i të punësuarit nga vendi i punës me ose pa pagesë, në përputhje me këtë ligj nuk konsiderohet si ndërprerje e marrëdhënies së punës,
E sakte